Vendndodhja
Shteti i Katarit është një gadishull i vendosur përgjatë bregut perëndimor të Gjirit Arabik. Ndër ishujt që i përkasin Katarit, më të rëndësishmit janë: Halul, Shraouh dhe Al-Asshat.
Topografia
Territori përbëhet kryesisht nga një fushë e sheshtë shkëmbore, e përshkuar nga dalje të ulëta gëlqerore në zonën e Jebel Dukhan në perëndim dhe Jebel Fuwairit në veri. Kjo fushë karakterizohet nga prania e shumë gjireve të brendshme (khors), limaneve dhe pellgjeve të quajtura al-Riyadh, që shtrihen në zonat veriore dhe qendrore të vendit dhe konsiderohen si tokat më pjellore, që strehojnë një shumëllojshmëri bimësh natyrore.
Sipërfaqja
Katari shtrihet në një sipërfaqe prej 11,521 kilometrash katrorë.
Popullsia
Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2012, Katari ka rreth një milion e tetëqind mijë banorë. Rreth 83% e popullsisë jeton në kryeqytetin Doha dhe në rrethinën e saj kryesore, Al-Rayyan.
Kryeqyteti
Kryeqyteti i Shtetit të Katarit është Doha.
Gjuha
Gjuha zyrtare e vendit është arabishtja, por edhe anglishtja përdoret gjerësisht.
Feja
Islami është feja zyrtare e Shtetit të Katarit, ndërsa Sheriati (ligji islam) është një nga burimet kryesore të legjislacionit.
Klima
Katari ka klimë shkretinore, me verë të nxehtë, dimër të butë dhe reshje të pakta.
Qytetet kryesore
Doha, Al-Wakrah, Al-Khor, Dukhan, Al-Shamal, Mesaieed, Ras Laffan dhe të tjera.
Monedha
Riali Katari (1 rial = 100 dirhemë). Kursi fiks i këmbimit: 1 dollar amerikan = 3.65 QAR.
Dita Kombëtare
18 dhjetor – festohet çdo vit për të përkujtuar Sheikh Jassim Bin Mohammad Al-Thani, themeluesin e Shtetit të Katarit.
Festat Zyrtare
- Dita Kombëtare: 18 dhjetor çdo vit.
- Fitër Bajrami: katër ditë, nga 28 Ramazan deri më 4 Shawwal (sipas kalendarit hixhri).
- Kurban Bajrami: pesë ditë, nga 9 Dhul-Hixhe deri më 13 Dhul-Hixhe (sipas kalendarit hixhri).
- Dita Kombëtare e Sportit: e marta e javës së dytë të muajit shkurt të çdo viti.
Flamuri i Shtetit të Katarit
Flamuri kombëtar i Shtetit të Katarit është me ngjyrë vishnje të errët dhe ka një brez të bardhë e të gjerë me nëntë dhëmbëzime që ndërhyjnë në pjesën vishnje. Kuptimi i flamurit është si më poshtë:
- Ngjyra e bardhë përfaqëson simbolin e paqes të njohur ndërkombëtarisht.
- Ngjyra vishjne simbolizon gjakun e derdhur gjatë disa luftrave që ka përjetuar Katari, veçanërisht gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX.
- Vija dhëmbëzuar me nëntë maja tregon se Katari ishte anëtari i nëntë i “Emirateve të Pajtimit” në Gjirin Arabik, pas nënshkrimit të traktatit katari-britanik në vitin 1916. Kjo është regjistruar nga Ministria e Jashtme Britanike në vitin 1931 në lidhje me dizajnin dhe ngjyrat e flamurit të Katarit.
Orari Zyrtar i Punës
- Ministritë dhe institucionet shtetërore: nga ora 07:00 deri në 14:00
- Kompanitë dhe bizneset private: nga ora 08:00 deri në 12:00 dhe nga ora 16:00 deri në 20:00
Ditët zyrtare të pushimit janë e premtja dhe e shtuna.
Ora lokale
GMT +3 orë
Rryma elektrike
240V / 50Hz