Sektori i Naftës dhe Gazit


Nafta dhe gazi përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë së Katarit. Shteti i Katarit përpiqet të diversifikojë burimet e tij për të zbutur varësinë e vendit nga këto burime natyrore të naftës së papërpunuar (me rreth 850 mijë fuçi në ditë) dhe të gazit rreth (me 510 milionë m3 në ditë), të prodhuara nga Fusha Veriore e cila përmban rezerva gazi prej rreth (10.75 trilionë m3) dhe gaz të lidhur.
Udhëheqja e Katarit përpiqet të rrisë kapacitetin e prodhimit të gazit natyror të lëngshëm (LNG) që të kalojë (60 milionë ton në vit), duke qenë se prodhimi aktual është (18 milionë ton/ditë); shumica e PBB-së mbështetet në naftë e gaz, si dhe në aktivitetet industriale përkatëse.
Kompani Qatar Petroleum e themeluar në vitin 1974, është shtetërore dhe përgjegjëse për gjithë industrinë e naftës dhe gazit në Katar. Nafta nxirret nga fushat naftëmbajtëse në tokë dhe në det, më të rëndësishmet prej të cilave janë: Dukhan – fushë tokësore; Al Idd Al Sharqi; Maydan Mahzam, Bul Hanain, Al Bunduk, Al Shaheen, Al Rayan, Al Khalij, Al Karkara dhe fusha Tabakat (A) në det të hapur.

Fusha Veriore e Gazit

Kjo fushë është zbuluar në vitin 1971 dhe ndodhet kryesisht në det, në verilindje të gadishullit të Katarit në thellësi uji që variojnë nga 15m në 70m. Ajo shtrihet në rreth 6000 km2, gati gjysmën e sipërfaqes së Katarit kontinental. Fusha Veriore e Gazit është përqendrimi më i madh i vetëm në botë i gazit natyror jo të lidhur, me rezerva të provuara gjithsej prej më shumë se 25.5 trilionë m3, që përfaqësojnë 20% të totalit botëror, duke e bërë Katarin vendin e tretë në botë me rezervat më të mëdha të gazit natyror pas Rusisë dhe Iranit.
Fusha Veriore e Gazit përbën një nxitës për investime në prodhimin dhe përdorimin e gazit për shkak të bollëkut të gazit natyror në vend dhe kushteve gjeografike e klimatike të favorshme që lehtësojnë prodhimin dhe ulin kostot në krahasim me vende të tjera në botë. Bazuar në këto rezerva të mëdha të Fushës Veriore të Gazit dhe përparësitë e gazit si një burim energjie i pastër, i sigurt dhe jetëgjatë, QP ka hartuar një plan strategjik të fazuar për të zhvilluar fushën dhe për të racionalizuar përdorimin e burimeve të saj për të siguruar të ardhura të reja financiare përmes eksportimit të gazit në formë të lëngshme ose përmes tubacioneve, krijimit të industrive të reja të bazuara në gaz dhe ndërtimit të një porti të ri në Ras Laffan.

 

Qatar Petroleum www.qp.com.qa
E themeluar në vitin 1974, Qatar Petroleum është një korporatë kombëtare në pronësi të qeverisë, përgjegjëse për të gjithë sektorët e industrisë së naftës dhe gazit të Katarit në vend dhe jashtë tij, duke përfshirë operacionet e kërkimit dhe shpimit për naftë, gaz natyror dhe substanca të tjera hidrokarbure, prodhimin, përpunimin, transportin dhe magazinimin e tyre; si dhe shitjen, shpërndarjen dhe eksportin e këtyre produkteve bashkë me derivatet e tyre dhe nënproduktet e përpunuara. Kapitali i Qatar Petroleum është 5 miliardë rijalë katarianë.
Ministria e Energjisë dhe Industrisë merr përsipër përgjegjësinë për planifikimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të strategjisë së naftës, gazit dhe industrive përkatëse brenda politikës së përgjithshme të Ministrisë.
Shteti vazhdon, përmes QP-së, të zbatojë planet e tij që synojnë rritjen e rezervave të naftës dhe kapacitetit prodhues përmes përpjekjeve të vazhdueshme të fuqisë punëtore me efikasitet të lartë për të zhvilluar fushat në tokë dhe në det.
Ndërsa Shteti i Katarit punon për të qenë eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror të lëngshëm (LNG), ka ngritur dy projekte të përbashkëta për LNG, të cilat janë:
• Qatar Company for LNG Ltd. “Qatar Gas”
• Ras Laffan Company for LNG Ltd. “Ras Gas”

 

Qatar Gas: www.qatargas.com

Kompania Qatar Gas u themelua në vitin 1994 si ndërmarrje e përbashkët me përgjegjësi të kufizuar ndërmjet QP-së (Qatar Petroleum), kompanisë franceze Total FinaElf, kompanisë amerikane Exxon Mobil dhe kompanive japoneze Mitsui dhe Marubeni. Ajo filloi prodhimin në vitin 1997 dhe aktualisht prodhon pesë produkte kryesore: gaz natyror të lëngshëm (LNG), kondensat fushor të papërpunuar, kondensat të përpunuar në uzinë, helium dhe squfur.

Në të ardhmen e afërt, kompania do të nisë gjithashtu prodhimin e tre produkteve shtesë për eksport: gaz natyror të lëngshëm të çmuar (precious LNG), gaz të lëngshëm të naftës (LPG) dhe kondensat nafte të përpunuara.

 

Ras Gas: www.rasgas.com

Kompania u themelua në vitin 1993 dhe nisi prodhimin në vitin 1999. Ajo është ndërmarrje e përbashkët ndërmjet QP-së (Qatar Petroleum), kompanisë amerikane Exxon Mobil, kompanisë koreane Kogas dhe kompanive japoneze LNG Japan dhe Itochu. Kompania prodhon gaz natyror të lëngshëm (LNG) përmes dy njësive prodhuese (trains). Emiri i Shtetit të Katarit, HH Sheik Hamad bin Khalifa Al Thani përuroi njësinë e tretë të prodhimit në Qytetin Industrial Ras Laffan në mars të vitit 2004. Ky projekt konsiderohet si një nga më të rëndësishmit që janë financuar 100% nga QP.